Jashtë po protestohet

Jashtë po protestohet

Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj u betuan këtë të enjte në Kuvend, duke marrë zyrtarisht mandatet e deputetit. Tre deputetët e rinj janë nga radhët e LSI.

Ata dolën kundër vendimit të pjesës tjetër të opozitës për djegien e mandateve, duke iu bashkuar pjesës tjetër të kandidatëve të cilët e morën me herët mandatin.

Ndërkohë jashtë Parlamentit mbështetës të opozitës kanë vijuar me protestat duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Policia në Tiranë ka ftuar organizatorët e protestës së sotme që të largojë njerëzit me maska. Në tubim, vihen re protestues me maska në mesin e njerëzve, ashtu siç ka pasur edhe në protestat e kaluara./vizionplus