Certifikohen policët e rinj

Certifikohen policët e rinj

Me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të, Policia e Kosovës sot organizon një ceremoni solemne e cila do të mbahet nga ora 10:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Me këtë rast policët e kësaj gjenerate do të bëjnë edhe betimin që do të pasohet me dhënien e certifikatave.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.