Dominohet nga femrat

Dominohet nga femrat

Kabineti i ri qeveritar i kryeministrit Pedro Sanchez ka marrë sot bekimin e mbretit Felipe, ndërkohë që përbërja e e tij dominohet nga femrat.

Kryeministri Sanchez ka dhënë 11 nga 17 postet e kabinetit të tij për femrat, një përqindje më e lartë kjo se kudo tjetër në Evropë.

Një feminist i vetë-shpallur, Pedro Sanchez është krejt e kundërta e kryeministrit të larguar, Mariano Rahoj, qeveria e të cilit dominohej nga meshkujt.

Femrave u janë dhënë disa nga ministritë më të rëndësishme në Spanjë, përfshirë ato të mbrojtjes, ekonomisë, financave dhe arsimit.

Në një deklaratë televizive, ai tha se qeveria e tij e re është përbërë nga njerëz që “ndanë të njëjtin vizion të një shoqërie progresive si të modernizuar ashtu edhe pro-evropiane”.

Ai foli për Evropën si “atdheun e ri të spanjollëve” dhe tha se e sheh kabinetin e tij si një reflektim besnik të një ndryshimi në Spanjë, që ka filluar më 8 mars përmes një lëvizje feministe. Rreth pesë milionë femra në mbarë vendin organizuan një “grevë feministe” atë ditë, kundër pabarazisë në pagë dhe dhunës gjinore./21Media