Çiftet takohen për herë të parë

Çiftet takohen për herë të parë

Dy artistët e njohur me famë botërore, Beyonce dhe Jay Z u takuan me Meghan Markle dhe Princ Harryn në Londër gjatë premierës së filmit “The Lion King”.

Kjo ishte edhe hera e parë që artistët u takuan me çiftin mbretëror dhe qysh për herë të parë thyen protokollin mbretëror, përcjell rtv21.tv

Për fillim Beyonce dhe Jay Z arritën në këtë premierë pas Megan dhe Harry-t si dhe kur u përshëndetën ata u përqafuan me njëri-tjetrin, kështu duke thyer edhe një rregull tjetër mbretëror në lidhje me përshëndetjen.

Thuhet se gjatë këtij takimi çiftet shkëmbyen këshilla prindërore për njëri-tjetrin./21Media