Këtë sekret këngëtarja e ka zbuluar pas një viti

Këtë sekret këngëtarja e ka zbuluar pas një viti

Binjakët e Jay-Z dhe Beyonce, Sir dhe Rumi Carter, duket se janë në shëndet të mirë tani, por në një intervistë për  Vogue në shtator, këngëtarja zbulon se shtatzënia e saj e fundit ishte më e vështirë.

Sipas Bey, ajo kishte qenë e shtrirë në shtrat për më shumë se një muaj, kur ajo lindi binjakët.

Duke peshuar 127 kilogram, ylli i R & B ishte  fryrë nga toxemia dhe shëndeti i saj, si dhe shëndeti i binjakëve ishte në rrezik, transmeton rtv21.tv.

Beyonce u detyrua t’i nënshtrohet një ndërhyrje urgjente dhe kaloi shumë javë në NICU, ku Jay-Z ishte pranë saj.

“Burri im ishte një luftëtar dhe një krahë i fortë për mua. Jam krenare që kam qenë dëshmitare e forcës dhe evolucionit të tij si një njeri, një mik dhe një baba.”, ka thënë këngëtarja.

Këngëtarja lindi binjakët më 14 korrik të 2017-së, gjersa e bëri publike lindjen tek pas një muaji në rrjetin social instagram.

 

Çifti  do të vazhdojnë turneun e tyre, i quajtur “On the Run II” .

Dyshja nisi turneun në Amerikën e Veriut, duke udhëtuar më 25 korrik në Cleveland i cili do të vazhdojë  deri më 4 tetor./21Media