Ditëlindja e këngëtares është festë ndërkombëtare

Ditëlindja e këngëtares është festë ndërkombëtare

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Beyonce sot feston ditëlindjen e saj të 37-të, transmeton rtv21.tv.

Beyonce, njihet si këngëtarja që ka fansat më të “çmendur”, anë e mbanë botës, kështu duke bërë ditën e martë edhe si festë ndërkombëtare.

Festën ndërkombëtare të njohur si “#BeyDay”, e kanë nisur me urime që nga nëna e këngëtares, emra të njohur të fushës së artit si dhe natyrisht fansat e saj.

https://www.instagram.com/p/BnSTSEVhgn-/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

Fytyra të njohura të hollivudit i uruan këngëtares ditëlindjen si : Missy Elliott, Zendaya, Holly Robinson Peete, Cyn Sanata e shumë të tjerë.

Përderisa kujtojmë që këngëtarja së bashku me burrin e saj, reperin Jay Z, janë në turneun e albumit “On the Run II”, i cili mbaron më datën 11 shtator./21Media