Ndër shumë të ftuar edhe ish zonja e parë e Amerikës

Ndër shumë të ftuar edhe ish zonja e parë e Amerikës

Është e padiskutueshme se Beyonce hynë në listën e këngëtareve më të kërkuara dhe më të pëlqyera të tregut ndërkombëtar. Ajo ka fansa në të gjithë botën dhe ka zhvilluar koncerte në vende të ndryshme. Mirëpo këtë herë ajo performoi në një ceremoni jo fort të zakonshme për të.

US singer Beyoncé

Para dy ditësh ajo postoi disa fotografi me veshje dhe detaje nga kultura e Indisë. Beyonce shpeshë herë eksperimenton me pamjen e saj, qoftë për fotografi ose për ndonjë video muzikore. Mirëpo kësaj rradhe arsyeja ishte tjetër, bëri të ditur  BBC, transmeton rtv21.tv.

Rezultate imazhesh për Anand Piramal

Këngëtarja ishte e ftuara speciale për të performuar në dasmën e Anand Piramal, djali i një miliarderi, familja e të cilit është më e pasura në Indi. Ndër shumë të ftuar, përfshirë këtu edhe yjet më të njohura të Bollywood-it si aktorët Deepika Padukone dhe Ranveer Singh, e ftuar ka qenë edhe ish zonja e parë e Amerikës, Hillary Clinton./21Media