"Homecoming" dhe "Homecoming: The Live Album" që nga sot në Netflix

“Homecoming” dhe “Homecoming: The Live Album” që nga sot në Netflix

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Beyonce e ka shndërruar në një traditë që projektet e reja t’i shoqërojë me një surprizë për fansat e saj. Këtë herë artistja ka vendosur që në të njëjtën ditë kur do të lansohet dokumentari i titulluar “Homecoming” të publikojë edhe albumin live me po të njëjtin emër.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Beyonce, e cila përmes rrjetit social, Instagram ku numëron mbi 127 milionë ndjekës ka ndarë dy imazhe ku paralajmëron dokumentarin si dhe albumin me performancat live nga festivali “Coachella 2018” , përcjellë rtv21.tv

Dokumentari do të flasë për sukseset e këngëtares në fushën e muzikës dhe jo vetëm, ndërsa albumi “Homecoming: The Live Album” do të përmbajë 40 këngë, ku në mesin e tyre do të përfshihet edhe një këngë nga vajza e artistes, Blue Ivy.

Dokumentari bashkë me albumin priten të publikon sot më 17 prill në platformën “Netflix”.

Beyonce që nga festivali “Coachella” nuk ka qenë aktive shumë në fushën e muzikës me projekte të reja, por që artistja ka mbajtur një turne muzikor gjatë verës me bashkëshortin e saj, reperin e njohur, Jay Z./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on