Këngëtarja ka ndarë momentet më speciale të jetës së saj, së bashku me reperin  Jay Z

Këngëtarja ka ndarë momentet më speciale të jetës së saj, së bashku me reperin  Jay Z

Në përvjetorin e nëntë të martesës së saj, Beyonce ka postuar video dhe foto duke treguar edhe një herë se sa është e dashuruar pas bashkëshortit të saj Jay Z.

Në videon e postuar këngëtarja ka ndarë momentet më speciale të jetës së saj, së bashku me reperin  Jay Z, duke kujtuar çastet e martesë, të pushimeve dhe të shtatzënisë.

Videoja është shoqëruar me këngën “Die WithYou”, të cilën Beyonce e kishte lansuar kohë më parë.

Këngëtarja ka postuar gjithashtu fotografi në të cilat ka shkëputur pjesë të tekstit të këngës “ Die With You”, duke shkruajtur në përshkrimin e fotos “ Nuk më duhet ajri në mushkëri nëse nuk mund ta këndoj këngën tënde” dhe “ Nuk më nevojiten gishtërinjtë nëse nuk mund ta prekë shpinën tënde”.

Beyonce gjithashtu ka krijuar një listë me këngë të dedikuara për reperin Jay Z. Kjo listë përmban këngë nga shumë emra të njohur nga bota e muzikës si Sade, D’Angelo, Coldplay e shumë të tjerë.

💙 4.4.17 💙

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on