Bezos, njeriu më i pasur në histori me 105 miliardë dollarë

Bezos është ngritur edhe më shumë si njeriu më i pasur në botë

Pasuria e Jeff Bezos, themeluesit të Amazonit, ka tejkaluar shifrën prej 105,1 miliardë dollarësh, sipas indeksit të Bloombergut, me çka ka thyer rekordin e mëhershëm të themeluesit të Microsoftit Bill Gates, i cili në vitin 1999 kishte 100 miliardë dollarë.

Rritja e pasurisë së Bezos është arritur duke iu falënderuar ngritjes së aksioneve të Amazon, për shkak të performancës së fuqishme gjatë sezonit të shopingut për festa, transmeton CNBC.

Back to top button