Sot në "Debat Pernime" në RTV 21 u përballën kandidatët për kryetar të komunës së Obiliqit

Sot në “Debat Pernime” në RTV 21 u përballën kandidatët për kryetar të komunës së Obiliqit

Aziz Bici kandidat i Vetëvendosjes për Obiliqin prezantoi planin e tij për komunën e Obiliqit nëse ai bëhet kryetar për 4 vitet e ardhshme.

Bici deklaroi se jeta e pa dinjitetshme që e bën qytetari i Obiliqit e ka shtyrë atë që të kandidojë për kryetar të komunës.

Programi i tij dhe i Vetëvendosjes siç tha ai përbëhet nga 20 zotime të cilat prekin çdo sferë ku ka probleme. Duke nisur nga ambienti, shëndetësia, arsimi, transporti, ligji mbi Obiliqin, punësimi e të tjera. Edhe reduktimi i drejtorive nga 11 në 8 është një nga zotimet e Bicit., shkruan rtv21.tv.

Për sportin Bici premton ndërtimin e qendrave rekreative sportive, në Kastriot, Milloshevë, Mazgit e kudo që ka nevojë.

Ndërsa për ndotje të ambientit kandidati i Vetëvendosjes deklaron se do të montojë senzorë për matjen e ndotjes si edhe zhurmës së tij./21Media