Në sheshin "Ibrahim Rugova" do të mblidhen nga ora 17:00

Në sheshin “Ibrahim Rugova” do të mblidhen nga ora 17:00

Biçiklistët sot kanë paralajmëruar protestë me moton “T’i bllokojmë rrugët me biçikleta”.

Sipas njoftimit ata do të mblidhen në sheshin “Ibrahim Rugova” , duke filluar nga ora 17:00, për të protestuar për të drejtat e tyre.

Qëllimi i protestës sipas organizatorëve është ndërgjegjësimi i shoferëve, t’u shtohet dëshira e qytetarëve që ende s’kanë blerë biçikletë dhe të jepet shembulli për një qytet më ekologjik.

“Ftoni gjithë shokët tuaj dhe bashkohuni në këtë protestë pedalim. Të premten TRAFIKU JEMI NE! JO TYMIT, PO BICIKLETËS”, është thirrja e protestës.

Çfarë është Critical Mass?

Critical Mass është një organizim spontan i çiklistëve, që zhvillohet prej vitesh në shumë qytete të botës. Çiklistët takohen të premten e fundit të çdo muaji, pa qenë askush përgjegjës për organizimin e tyre, apo për mbarëvajtjen e organizimit. Grupi i madh bën një xhiro të gjatë në rrugët e qytetit, duke festuar, por në të njëjtën kohë duke protestuar për të drejtat e çiklizmit.