Biden e nderon me çmim Elton John pas performancës në Shtëpinë e Bardhë

Elton John performoi në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga viti 1998 dhe u nderua me një çmim nga presidenti amerikan, Joe Biden për kontributin e tij në muzikë.
Ylli veteran mahniti më shumë se 2,000 të ftuar, duke përfshirë mësues, infermierë dhe avokatë të LGBTQ, me performancën e tij, e cila u organizua për të nderuar “krijuesit e historisë së përditshme”.
Në fund të shfaqjes, Biden befasoi Elton me “Medaljen Kombëtare të Shkencave Humane”, transmeton rtv21.tv.
Këngëtari 75-vjeçar është aktualisht në një turne lamtumire pas një karriere më shumë se 50 vjeçare./21Media

Back to top button