Bie inflacioni në eurozonë

Rënie e madhe në raport me shkallën e inflacionit prej 2,0 për qind

Inflacioni në eurozonë ka shënuar rënie të madhe në muajin mars në 1,5 për qind, që është nën synimin e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) prej më shumë se dy për qind, tregojnë të dhënat e publikuara të premten nga shërbimi evropian për statistika Eurostat.

Bëhet fjalë për rënien e madhe në raport me shkallën e inflacionit prej 2,0 për qind sa ishte në shkurt dhe për inflacionin e ulët prej 1,8 për qind sa kishin prognozuar analistët, të cilët ishin anketuar nga agjencia Faktset, transmeton  AFP.

Back to top button