Ai ra nga dritarja e një ndërtese në Paris

Ai ra nga dritarja e një ndërtese në Paris

Philippe Cerbonesch, i njohur si Zdar, ka vdekur aksidentalisht në Paris të mërkurën, tha agjenti i tij.

Dj i njohur ra nga dritarja e një ndërtese të lartë në Paris.

“Ai ra aksidentalisht, nga një kat i lartë i një ndërtese pariziene,“, tha Sebastien Farran, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Cerboneschi formoi grupin Cassius me Hubert Blanc-Francard në vitin 1996.

Ato bënë këngë për grupe si Phoenix, Beastie Boys, Franz Ferdinand dhe MC Solaar.

Albumi i parë i grupit në tre vjet, Dreems, do të dalë të premten.