Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00

Një person i moshës 30-33 vjeçar Sh.K , ka vdekur pasi ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtesë në Prizren.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Sonte me date:12.08.2019 rreth orës 22:00 është marre informate nëpërmjet tel: 192 Se një person ka rene nga ballkoni. Menjëherë ne vend ngjarje kane dale ekipet e nevojshme për vend ngjarje ku ekipi i Emergjencës ka konfirmuar vdekje“, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, motivi se si ka ndodhur kjo ngjarje ende nuk dihet. Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe të gjitha veprimet janë duke u kordinuar në mënyrë të përbashkët./21Media