Rasti ka ndodhur në Pejton të Prishtinës

Rasti ka ndodhur në Pejton të Prishtinës

Sot rreth orës 17:45, një person ka rënë nga një ndërtesë në lagjen Pejton në Prishtinë, me ç’rast ka mbetur i vdekur. Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, tha Ahmeti./21Media