Bie nga ndërtesa vdes një person në lagjen ‘Dardania’

Një person ka rënë nga kati i lartë i një ndërtese në lagjen Dardania në Prishtinë.

Një person ka vdekur sot pasi ka rënë nga një ndertesë. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.“Bëhet fjalë për një person i cili ka rënë nga një ndërtesë sot në ora 10:10 në Lagjen Dardania. Polica dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar, vdekjen e tij. Bëhet fjalë për një person mashkull rreth 60 vjeç”,  tha Ahmeti.

Ende nuk dihen motivet e këtij akti. / 21Media 

Back to top button