Nga gëzimi që mori përgjigje pozitive

Nga gëzimi që mori përgjigje pozitive

Një mashkull ka vdekur pasi ra nga ura pas emocioneve të mëdha që pësoi kur e dashura e tij pranoi të martohej me të.

Mashkulli 32-vjeçar ka ndalur veturën në mes të urës Irabu në Japoni. Ai nxori të dashurën e tij jashtë dhe kërkoi të martohej me të. Nga gëzimi që mori përgjigje pozitive, ai ka humbur balancën duke rënë nga ura në ujë.

Trupi i tij i pajetë është gjetur disa orë më vonë. Policia njoftoi se viktima kishte pirë alkool para se të ndodhet tragjedia.

Ura Irabu është hapur në vitin 2015 dhe është e gjatë 3.540 metra.