Bie niveli i emigrimit në BE

2019 me më së paku emigrantë që nga viti 2013

Agjencia europiane e kontrollit kufitar e njohur ndryshe si Frontex ka publikuar të dhënat për kalime të paligjshme në shtetet e Bashkimit Evropian.

“Rënia e numrit të të mbërriturve në kufijtë e jashtëm, që ka rënë me 92% në raport me kulmin e 2015, është regjistruar kryesisht në rënie në rrugët migratore të Mesdheut Qendror dhe Perëndimor”, theksoi Fabrice Leggeri, drejtor i Frontex, në një konferencë shtypi në Bruksel.

Ndërkohë që, Mesdheu Lindor (Greqi, Bullgari, Qipro) ka regjistruar një rritje të kalimeve me 46% në raport me vitin 2018 duke arritur në 82 000.

“E njëjta tendencë është verejtur në kufijtë e Kroacisë dhe Hungarisë”, sipas një bilanci paraprak.

Pjesa më e madhe e migrantëve që marrin këto rrugë të Mesdheut Qendror dhe Ballkanit Perëndimor janë afganë dhe sirianë. Afganët mbajnë vendin e parë të atyre që mbërrijnë në Bashkimin Europian./21Media

Back to top button