Thirrje për ruajtjen e burimeve

Thirrje për ruajtjen e burimeve

​Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se niveli i ujit në liqenin akumulues sipërfaqësor Badoc sot është minus 6.70 metra nga kuota maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës minus 5.65 metra nga kuota maksimale.

KUR Prishtina bënë thirrje që të ruhen liqenet si burimet më të shenjta që janë për furnizim me ujë.

“Ne, varemi nga këto burime. Këto burime ujore janë pasuria jonë! Andaj, të kujdesemi pa kusht për mbrojtjen e tyre!”, thuhet në njoftimin e KUR Prishtina.