Rritet interesimi për kategoritë e filmave të gjatë

Rritet interesimi për kategoritë e filmave të gjatë

750 mijë euro është buxheti fillestar që Qendra Kinematografike e Kosovës ka në dispozicion për të ndarë për projektet filmike të këtij viti. Janë 49 projekte filmike që kanë aplikuar për subvencionin në QKK këtë vit, numër ky që është më i vogël se ai i vitit të kaluar. Në konkursin e këtij viti, zyrtarë të QKK-së thonë se kanë vënë re një rritje të interesimit për kategoritë e filmave të metrazhit të gjatë. /21Media