Bie numri i fëmijëve që kërkojnë azil

Sipas Eurostatit ka rënë numri i fëmijëve të migrantëve që kërkojnë azil

Numri i fëmijëve të emigrantëve që aplikojnë për azil në Evropë ka shënuar rënie për një të tretën në vitin 2016, por aktivistët për të drejtat e fëmijëve paralajmërojnë se shumë fëmijë pa përcjellje nuk janë regjistruar zyrtarisht për çka janë vënë në rrezik nga keqpërdorimi, njoftoi zyra e BE-së për statistika ”Eurostat”.

Siç thuhet, në vitin e kaluar 63.290 fëmijë aplikuan për azil, për dallim nga viti 2015 kur ishin regjistruar 96.465 fëmijë.

Back to top button