Numri i njerëzve që kalojnë ilegalisht kufirin në mes të Meksikës dhe SHBA-ve është më i ulëti në 17 vitet e fundit

Numri i njerëzve që kalojnë ilegalisht kufirin në mes të Meksikës dhe SHBA-ve është më i ulëti në 17 vitet e fundit

Më pak sesa 17 mijë arrestime të emigrantëve pa dokumente, janë evidentuar në muajin mars, që shënon numrin më të vogël që nga viti 2000.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare John Kelly tha para Kongresit Amerikan, se rënia nuk ishte “rastësi”, por se meritat për këtë i ka Presidenti Trump.

Qeveria amerikane ka filluar të pranojë oferta të martën nga kontraktorët për të ndërtuar një prototip për një mur kufitar mes SHBA-së dhe Meksikës.

Në shkurt, 23,589 emigrantë ishin kapur në kufi, sipas të dhënave nga ana e Doganave të SHBA-ve dhe Mbrojtjes Kufitare.

Presidenti Trump përgjatë tërë fushatës së tij ka premtuar se do të ndërtojë një mur mes dy shteteve në mënyrë që t’i japë fund  kalimit illegal të kufirit nga ana e meksikanëve./21Media