Vazhdojnë problemet në faqen e KQZ-së

Vazhdojnë problemet në faqen e KQZ-së

Duket që mijëra kandidatët për asambletë e komunave të Kosovës janë shumë të interesuar të shohin se si kanë performuar më 22 tetor.

Që nga orët e mëngjesit, faqja online e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është jashtë funksionit.

Mbrëmë, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale, të cilat u mbajtën më 22 tetor 2017.

Megjithatë, këto rezultate nuk janë drejtpërdrejt të qasshme ditën e sotme meqenëse faqja e KQZ-së po përballet me probleme./kallxo.com

http://www.kqz-ks.org/