Bie vlera e Bitcoin-it?

“Po përgatet një projekt-ligj që do të ndalojë të gjithë tregtinë e kriptovalutave”

Valuta virtuale Bitcoin ka rënë në një nga tregjet më të mëdha të kriptovalutave në botë pas deklaratave se po përgatitet një projekt-ligj për ndalimin e tregtimit të kësaj valute.

Ministri i drejtësisë i Koresë së Jugut tha se vendi po përgatit një projekt-ligj që do të ndalojë të gjithë tregtinë e kriptovalutave.

Ministri Park Sang-ki u tha gazetarëve se ka “shqetësime të mëdha” në lidhje me monedhat virtuale.

Bitcoin ka ra më shumë se 12 për qind pas komenteve të Park./21Media

Back to top button