“Justin nuk e kishte të qartë se çfarë mendonte"

“Justin nuk e kishte të qartë se çfarë mendonte”

Këngëtari i njohur britanez, Justin Bieber së fundmi ka rrëfyer se nuk është i lumtur që është martua aq shpejtë me modelen e njohur, Hailey Baldwin. Këtë rrëfim artisti e ka bërë për një mik të afërt, mëson ekskluzivisht “RadarOnline”.

25-vjeçari, i cili është duke u ballafaquar tash e disa muaj me depresionin, kohëve të fundit më shumë është parë në New York, përcjell rtv21.tv

Justin nuk e kishte të qartë se çfarë mendonte. Ai ishte i depresionuar dhe shumë herë e ka menduar martesën e tij”, citohet të ketë thënë burimi për Radar.

Megjithatë, në krejt këtë rrugë nuk është i vetëm këngëtari, pasi që modelja 22-vjeçare i ka qëndruar afër atij në çdo moment, dhe është duke e ndihmuar atë të mposht depresionin.

Justin Bieber më 7 korrik të 2018-së tronditi botën, kur papritmas i propozoi Hailey-t fejesë.

Bieber dhe Baldwin zyrtarisht janë martuar në muajin shtator të vitit të kaluar, dhe çifti patën vendosur që të bëjnë dasmë këtë vit, për të cilën ende nuk dihet një datë e saktë./21Media