Bien rezervat e naftës në SHBA

Rezervat janë zvogëluar për 2,17 milionë barelë në 533,4 milionë sa ishin

Rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA, sipas raportit më të ri të publikuar, kanë rënë javën e kaluar nga niveli rekord i shënuar në javën paraprake, derisa prodhimi “arit të zi” është shtuar, njofton agjencia Bloomberg.

Rezervat janë zvogëluar për 2,17 milionë barelë në 533,4 milionë në javën e cila është përmbyllur më 7 prill, njoftoi të mërkurën Agjencia për informacione energjetike (EIA).

Back to top button