Bien të hyrat e Coca-Colas për më shumë se 20 për qind

Të hyrat e prodhuesit amerikan të pijeve joalkoolike Coca-Cola janë ulur në tremujorin e parë të këtij viti

Si shkak për këto ulje mjaft signifikante janë shpenzimet në ristrukturimin e afarizmit dhe stagnimit të shitjes.

Neto profiti i kompanisë në këtë periudhë ishte 1,2 miliard dollarë, ose 20,3 për qind më pak se sa vitin e kaluar, derisa të hyrat shënuan rënie për 11,3 për qind në 9,1 miliardë dollarë, për shkak të shitjes së dobët, transmeton agjencia France Press.

Back to top button