Basta publikoi një fotografi të bukur të martesës

Basta publikoi një fotografi të bukur të martesës

Çifti i mirënjohur i estradës, Big Basta dhe Vesa Luma festuan një ditë të veçantë. Ata mbushën 4 vjet martesë dhe dashuria e tyre çdo ditë veç po shtohet.

Në këtë ditë të shënuar nuk munguan as dedikimet më të bukura për njëri-tjetrin, duke dëshmuar edhe njëherë se sa janë të dashuruar, transmeton rtv21.tv

Fillimisht, Vesa i kushtoi disa fjali të bukura, e më pas edhe Big Basta.

“Kaq shume vite bashke dhe kaq shume kujtime dhe momente te bukura bashke. Nje bekim me emrin Lian dhe nje dashuri qe rritet cdo dite e me shume. Eshte shume e thjeshte te postosh nje status ne insta por nuk e shpreh dot cka vertet ndjej. Besimi, respekti por mbi te gjitha krenaria qe me beni te ndjej nuk ka asnje te krahasuar. Happy anniversary my one and only! Edhe 100 jete te tjera bashke!”, shkroi Basta.

Ata u martuan në shtator të vitit 2015. Nga kjo martesë ata kanë një djalë që e pagëzuan me emrin Lian./21Media