Bigu në lidhje dashurie me aktorin turk

Bigu në lidhje dashurie me aktorin turk

Javën e kaluar këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Big Mama ishte pjesë e pandashme e mediave roze për lidhjen e saj me aktorin turk Serhat Kaznarpinar,  i njohur me rolin e “Cihanit” te seriali “Më fal”.

Të gjitha dyshimet për lidhjen e saj lindën pas publikimit të një fotografie nga vetë Bigu, ku u shfaq afër aktorit. Pas këtij imazhi dhe gjithë atyre komenteve, Bigu nuk dha asnjë sqarim se për çka po bëhet fjalë.

Karshi heshtjes, Bigu pak çaste më parë përsëri ngjalli reagime të reja për lidhjen e saj me Serhatin. Në instagram ajo publikoi një imazh të bukur ku shfaqet e lumur përkrah aktorit.

”Këto ditë të ftofta do ju sjell pak dashuri’‘, është përshkrimi i fotografisë, kështu duke nxitur dyshime se ka diçka të re në jetën e saj private.

Sipas fotografive që ajo po i publikon, mund të kuptohet se artistja e mirënjohur shqiptare dhe modeli i mirënjohur turk janë në lidhje dashurie. Mbetet të shihet me kalimin e kohës se si qëndron e vërteta.

Ndryshe, Bigu tash e disa ditë është duke kaluar kohë në Turqi, ku po kalon çaste të bukura atje nën shoqërinë e personave më të dashur. /21Media