Bigu takohet me Luan Krasniqin

Bigu takohet me Luan Krasniqin

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Big Mama fal lidhshmërisë me publikun arrin të gëzojë famë të madhe.

Edhe Bigu si kolegët e saj është aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon fotografi të ndryshme, kështu duke i mbajtur të informuar ata që  e duan për të rejat e saj si në punë ashtu edhe në jetën personale.

33-vjeçarja mbrëmë është takuar  boksierin e njohur kosovar me famë botërore, Luan Krasniqin, me të cilin kanë realizuar një fotografi, të cilën ajo edhe e ka publikuar në Instastory.

Luan Krasniqin e kom mund“, është mbishkrimi që Bigu e ka lënë mbi fotografinë e publikuar në Instagram.

Luan Krasniqi për momentin gjendet në pozitën e 308-të të boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave me 279 pikë nga 35 ndeshje, 30 fitore, 14 me nokaut, 4 humbje dhe 1 barazim.

Kurse, projekti i fundit muzikor që Big Mama e ka publikuar është “Vet më le”. /21Media