Zbulohet befasia e Bigit

Zbulohet befasia e Bigit

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Big Mama ka disa muaj që ishte në përgatitje të një befasie për fansat e saj. Gjithçka sot u zbulua, artistja e mirënjohur ripërpunoi këngën “Akoma të du”, të këngëtarit Bertan Asllani.

Këngës ia shoqëroi edhe një klip të bukur të realizuar në Turqi. Për videoklipin e këngës u përkujdes Arian Havolli në bashkëpunim me Fidan Bajramin.

E veçanta e klipit është që në të merr pjesë aktori i mirënjohur turk, Serhat Kaynarpinar, i njohur me rolin e “Cihanit” te seriali “Më fal”. Përkrah tij shkëlqen edhe aktorja Seda Canbolat, transmeton rtv21.tv

Kohëve të fundit, artistja ishte pjesë e pandshme e mediave rozë, e kjo për shkak të fotografive që publikoi ajo përkrah aktorit turk, ku dukeshin shumë të afërt. Por, gjithçka u kuptua, kjo ishte befasia e saj për fansat e shumtë.

Vlen të theksohet se ky videoprojekt u dha premierë në emisionin “Mama’s Trip”./21Media