Ambasadorja ka treguar se në kohën e lirë është shikuese e emisonit "Mamas Trip"

Ambasadorja ka treguar se në kohën e lirë është shikuese e emisonit “Mamas Trip”

Besjana Kasami e njohur si Big Mama ka takuar Ambasadoren e Republikes se Kosoves në Bern të Zvicrës, Nazane Breca.

Big Mama së bashku me ekipin e emisionit “Mamas Trip” të RTV21, janë pritur në ambientet e Ambasades së Republikës se Kosovës në Bern.

Ambasatorja i ka treguar Bigut punën qe bën jo vetëm ajo, por gjithë stafi që punojnë në këtë Ambasade.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se kur ka kohë të lirë e shikon emisionin “MamasTrip” të RTV21. Sipas saj perveç vendeve e kulturave të ndryshme ajo ndëgjon edhe rrëfime interesante.

Big Mama, ka intervistuar ambasadoren duke bërë një shetitje neper ambientet e Ambasades dhe përveç prezantimit të Ambasadës Breca ka rrëfyer edhe gjëra interesante rreth jetës se saj, këtë rrëfim mund ta ndiqni së shpejti në RTV21.

Përveç moderimit, Big Mama është edhe një këngëtare shumë e dashur për publikun. /21Media