Ditë zie në familjen e Bigut

Ditë zie në familjen e Bigut

Këngëtares dhe moderatores së njohur shqiptare, Big Mamës i ka vdekur babai.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar për ceremoninë mortore. Këngëtarja e cila po kalon ditë të vështira ka marrë shumë komente ngushëlluese.

“Sot në mëngjes pas një sëmundje ka ndërruar jetë më i dashuri ynë babai Adi Kasami, njoftojmë familjarët miqt të tjerë se varrimi i të ndjerit bëhët nesër datë 10.11.2019 në namazin e drekës, funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Tetovë”, ka shkruar Bigu në Facebook ku ka publikuar edhe një fotografi të babait.

Adi Kasami vdiq në moshën 69 vjeçare.

Njoftohen të gjithë shikuesit e emisionit “Mama’s Trip”, se nesër ky emison nuk do të transmetohet në RTV21 në Prishtinë dhe TV21 në Shkup. /21Media