1080 besimtarë nga Kosova kryen haxhin këtë vit

1080 besimtarë nga Kosova kryen haxhin këtë vit

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se sot, me datë 27 gusht 2019, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka arritur edhe grupi fundit i haxhive, që këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta në Meke dhe Medine.

Bashkësia Islame e Kosovës shprehet e kënaqur me ecurinë dhe mbarëvajtjen e organizimit të haxhit dhe njofton se gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë dhe pa ndonjë problem. “Lusim

“Zotin e Madhëruar që haxhive t’ua ketë pranuar haxhin, ibadetet dhe duatë e tyre.”, thuhet në njoftimin e BIK.

Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin udhëtuan 1080 besimtarë./21Media