Mesazhi i Tërnavës për fushatën zgjedhore

Mesazhi i Tërnavës për fushatën zgjedhore

Myftiu Naim Tërnava, ka kërkuar nga qytetarët dhe kandidatët për deputetë që gjatë fushatës të tregojnë kulturë dhe sjellje të lartë.

Në mesazhin e tij me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, Tërnava tha se “pavarësisht dallimeve politike, gjërat tjera na bashkojnë, dhe pas datës 6 tetor, prapë bashkë duhet t’i kryejmë punët”.

Tutje, myftiu i Republikës së Kosovës tha se Bashkësia Islame, si institucion fetar, do të ruajë paanshmërinë politike.

Pavarësisht dallimeve politike, gjërat tjera na bashkojnë, dhe pas datës 6 tetor, prapë bashkë duhet t’i kryejmë punët. Ne, si institucion fetar, do të ruajmë paanshmërinë politike, sepse ju të gjithë na përkisni neve dhe ne iu përkasim juve të gjithëve. Ndaj, ne emër të Kryesisë së BIRK dhe në emrin tim personal, ju dëshiroj fushatë të ndershme, të qetë dhe pa probleme”, shkroi Tërnava në Facebook.

Përndryshe, fushata zgjedhore fillon zyrtarisht nesër më datë 25.09.2019 dhe do të zgjasë 10 ditë./21Media