Deri tani 20 objekte të shembura në Durrës e Thumanë

20 objekte të shkatërruara

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vazhdon shembjen e banesave të shkatërruara nga tërmeti në Durrës e Thumanë.

Deri më sot në orën 18:30, janë prishur 20 objekte të shkatërruara.

Tetë prej objekteve janë shembur në qytetin e Thumanës dhe 12 në Durrës.

Në terren janë 22 grupe pune në Durrës dhe nga 6-të në Krujë e Shijak.

Ndërsa raportohet se Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë angazhuar 334 trupa dhe rreth 100 mjete për ngritje çadrash e menaxhim kampingjesh, pritje e shpërndarje ndihmash dhe shoqërim të ekipeve të ekspertëve. /oranews

Back to top button