Dhjetëra banesa që kanë pësuar dëmtime

Dhjetëra banesa që kanë pësuar dëmtime

Në Lezhë dhe Laç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak se rezultojnë me dhjetëra banesa që kanë pësuar dëmtime.

Në bashkinë Kurbin janë tre grupe me specialistë nga Tirana dhe të huaj që po verifikojnë gjendjen e tyre, ndërsa në bashkitë Lezhë dhe Mirditë pritet ardhja e ekspertëve për verifikimet e nevojshme.

56 pallate dhe 181 banesa të dëmtuara nga tërmeti rezulton nga tërmeti në qarkun e Lezhës. Ky është bilanci i dëmtimeve në këtë qark.

Në Bashkinë Kurbin janë dëmtuar 28 pallate me 560 apartamente. Në këto ambiente jetonin 2200 banore. Gjithashtu janë dëmtuar edhe 75 banesa private me 300 banorë. Në Bashkinë Lezhë rezultojnë të dëmtuar 15 pallate me 250 apartamente, ku jetonin rreth 1000 banorë. Gjithashtu janë dëmtuar 79 banesa private me 300 banorë.

Në Bashkinë Mirditë janë dëmtuar 13 pallate me 250 apartamente. Brenda tyre jetonin 1000 banorë. Të dëmtuar janë edhe  27 banesa private me 100 banorë. Ndërsa sa i përket infrastrukturës arsimore të kësaj bashkie rezulton që janë dëmtuar 2 shkolla në njësinë administrative Rubik, 1 kopesh dhe 1 çerdhe./oranews