Numri i tyre është i limituar

Numri i tyre është i limituar

Këngëtarja e mirënjohur Rona Nishliu më 24 prill do të mbajë koncertin promovues të albumit të saj më të ri “Mindil”.

Koncerti do të mbahet në Kino ARMATA, me fillim nga ora 20:00.

Rona, me anë të një postimi në Facebook ajo ka bërë publike se biletat për këtë koncert janë falas, megjithatë numri i tyre është i limituar.

 

Ndryshe, para disa dite, Rona ka sjell në një variant tjetër këngën “Mallëngjimi”.

Kjo këngë është me kompozim dhe tekst të kantautorit e veprimtarit Rashid Krasniqi e interpretim të paharrueshëm të zanit të ëmbël, Muharrem Qena. /21Media