Clinton në Kosovë për shënimin e  20 vjetorit të hyrjes së NATO-s

Clinton në Kosovë për shënimin e  20 vjetorit të hyrjes së NATO-s

Ish-presidenti amerikan, Bill Clintion arriti në Kosovë disa minuta më herët.

Ai në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” u prit nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga.

Clinton është ftuar që të marrë pjesë në shënimin e  20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit nga forcat pushtuese serbe.

Bill Clinton në vitin 1999 ka qenë president i SHBA-së dhe ka qenë njëri ndër personat vendimtarë për intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit në Kosovë do të qëndrojë edhe Madeleine Albright, e cila në vitin 1999 ka qenë sekretare e shtetit amerikan.