E falënderon për pritjen më 12 qershor

E falënderon për pritjen më 12 qershor

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton i ka dërguar letër Kadri Veselit, me të cilën e falënderon për pritjen e organizuar për të në Kosovë në qershor të këtij në 20 vjetorin e çlirimit.

“Dua të ju falënderoj për pritjen e ngrohtë në Prishtinë në Qershor. Ishte nder për mua të shënojë dy dekada të paqes bashkë me qytetarët dhe të përkushtohemi për një të ardhme të shanseve të barabarta. Mbajeni në mend se ju dëshiroj gjithmonë suksese”, shkruan ndër të tjera Clinton.

Edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pranuar sot një letër falënderimi nga ish sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Cilnton . Ajo ka falënderuar Haradinajn për dërgimin e një pulle postare me imazhin e Clinton./21Media