Pritet nga Thaçi e Haradinaj

Pritet nga Thaçi e Haradinaj

Miku më i madh i Kosovës, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, sot vjen për vizitë në Kosovë. Clinton do të pritet nga presidenti Hashim Thaçi në ora 15:00 dhe kryeministri Ramush Haradinaj në ora 15:30.

Kjo është vizita e dytë e ish-presidentit Bill Clinton në Kosovë.

Gjatë vitit 1999, SHBA në krye me ish-presidentin Clinton kanë qenë akterët kryesor në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO, që atë kohë udhëhiqej nga gjenerali amerikan, Wesley Clark.