"Faleminderit që po e ndihmoni komunitetin"

“Faleminderit që po e ndihmoni komunitetin”

Bill dhe Hillary Clinton u dërguan një porosi të veçantë stafit të palodhshëm shëndetësor të New York-ut, që po luftojnë me rastet më të vështira të koronavirusit.

Ish-presidenti dhe sekretarja e shtetit, mbrëmjen e së mërkures u ofruan pica stafit të dy spitaleve në New York, në spitalin e fëmijëve në Blythedale dhe në spitalin e qytetit White Plains, transmeton 21Media

“Faleminderit që po e ndihmoni komunitetin! Bill dhe Hillary Clinton”, thuhet në letrën që u kishin shkruar atyre.

Kjo u bë virale në rrjetet sociale./21Media