9 këngë janë të përfshira në këtë listë

9 këngë janë të përfshira në këtë listë

Revista prestigjioze “Billboard” ka renditur videoklipet më të mira deri më tani të vitit 2019.

Në listën e publikuar nga kjo revistë përfshihen 9 këngë, të cilat sipas tyre i kanë videoklipet më së miri të realizuara, përcjell rtv21.tv

9 këngët me videoklipet më të mira për vitin 2019:

Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Ariana Grande me këngën “7 rings”, ka thyer rekorde shikueshmërie dhe ka qenë një ndër këngët më të komentuara të këtij viti.

Listën e vazhdon këngëtarja e re në moshë, por shumë e suksesshme në muzikë, Billie Eillish me këngën “Bury a friend”.

Bashkëpunimi i BTS me këngëtaren e njohur, Halsey ka tërhequr vëmendjen e revistës “Billboard”. Videoklipi vjen me shumë ngjyra pastel, ku njerëzit shfaqen të lumtur dhe kërcejnë gjatë gjithë kohës.

Në këtë listë është përfshirë edhe videoklipi i këngës “Sucker” nga Jonas Brothers, këngë kjo që i riktheu më në fund vëllezërit Jonas në industrinë muzikore.

Kënga “Old Town Road” që pozicionohet në vendin e 1 për momentin në top-listën ‘Hot 100’ në “Billboard” është përzgjedhur edhe si një ndër këngët me klip më interesant.

Post Malone me këngën “Wow” është një tjetër klip i përzgjedhur nga “Billboard’, këngë kjo e cila numëron mbi 106 milion klikime ne Youtube.

Klipi i këngës së fundit të Taylor Swift, “You Need to Calm Down’ është vlerësuar pozitivisht nga kritikët e muzikës. Klipi është i mbushur me shumë ngjyra dhe përcjellë pozitivitet, është një himn për tolerancën dhe mirëkuptimin.

Tove Lo është shoqja ideale sipas revistës “Billboard”. Nëse ti e telefonon atë për t’i treguar që sapo je ndarë nga i dashuri, ajo do lerë të gjithë punët e saj për t’u gjendur pranë dhe për të biseduar me ty. Këtë Tove Lo e ka treguar edhe te kënga e saj më e re ‘Glad he’s gone’, pra më mirë që ai ka ikur nga jeta jote./21Media