"17 shkurti nuk preket"

“17 shkurti nuk preket”

Një billboard i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt është vendosur në oborrin e shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan. Fotografinë e ka realizuar një qytetarë nga kjo komunë.

Kosova është tokë shqiptare e lame me gjak. 17 shkurti nuk preket”, shkruan në billboardin e AAK-së, ku shihet edhe fotoja e Haradinajt.

Fushata zgjedhore ende nuk ka filluar zyrtarisht. Kallxo.com kujton se në kohë fushate, Ligji për Zgjedhje e thotë qartë që partive politike iu ndalohet vendosja e pllakateve të fushatës zgjedhore brenda ose jashtë ndërtesave publike.

Vendosja e njoftimeve, pllakateve dhe postierëve, ose përndryshe, vendosja e emrave të tyre ose e sloganeve në lidhje me fushatën zgjedhore brenda ose jashtë ndërtesave publike ose godinave, në apo mbi rrugët publike, në shenjat publike të trafikut, brenda ose jashtë hapësirave ose ndërtesave të zëna ose, ndryshe që të shfrytëzohen nga organizatat ndërkombëtare, ose brenda ose në hapësirat private pa lejen e pronarëve ose shfrytëzuesve”, thuhet në nenin 33 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.