Billie zbulon krizat që përjetoi dy vjet më parë

Billie zbulon krizat që përjetoi dy vjet më parë

Billie Eilish, vetëm 18 vjeçe, po përjeton sukseset më të mëdha të karrierës, falë talentit që ka.

Këngëtarja që po thyen rekordet me hitet si “Bad Guy” apo “Bury a friend” është e njohur për stilin e veçantë të teksteve dhe videoklipeve, ku guxon me tematika që nga seksualiteti e deri tek ankthi e depresioni.

 

Billie Eilish së fundmi në një intervistë të dhënë për “The Gayle King Grammy Special” foli për dëshirën për t’u vetëvrarë që përjetoi në Berlin në 2018-n.

Ajo tregoi se fama po e pengonte shumë dhe fakti që nuk mund të dilte pa rënë në sy e shqetësonte.

Isha kaq e palumtur. Isha e palumtur dhe pa jetë.” tha këngëtarja, duke zbuluar se këngët e saj kanë lidhje me jetën e saj personale. Nuk dua të tremb njeri, por realisht s’e besoja të jetoja deri 17 vjeçe. Më kujtohet një rast që isha në Berlin, isha vetëm në dhomë dhe mbaj mend dritaren ngjitur meje. Mbaj mend që po qaja sepse thoja kështu do të vdes, do ta bëj”, tha Billie.

Ajo tregoi se në një prej këngëve të saj e tregon hapur dëshirën që kishte për të vrarë veten.


Në fund, Billie tha se e nxori veten nga kjo situatë vetëm duke thënë se çdo gjë do të bëhet më mirë dhe se nuk duhet të lëndojë më familjen dhe njerëzit pranë saj./21Media