Reperi sot mbush 36 vjet

Reperi sot mbush 36 vjet

Reperi i njohur, Bim Bimma emri i vërtetë i të cilit është Burim Kursani, sot feston ditëlindjen e tij të 36 -të.

Bim Bimma është ndër artistët më të njohur dhe të pëlqyer të hip-hop skenës shqiptare.

Interesin për muzikë kishte filluar ta shfaq që nga viti 1997.

Bimi ka një karrierë shumë të suksesshme në muzikë, i cili vazhdon të jetë shumë aktiv.

Përveç profesionit si rep-artist ai ka përfunduar edhe fakultetin e psikologjisë.

Projekti i fundit i Bim Bimmës titullohet “E di”, të cilin e solli në bashkëpunim me artistin e njohur, Ergenin në muajin nëntor të vitit të kaluar. /21Media