Artisti publikon librin dhe albumin në muajin maj

Artisti publikon librin dhe albumin në muajin maj

Rep-artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Bimbimma ka paralajmëruar që në muajin maj do të botojë një libër. Në një prononcim për rtv21.tv, artisti tregoi që libri titullohet “Po e zi” dhe do të përmbajë afër 40 tekste.

I pyetur se ku qëndron rëndësia e të pasurit një libri të tillë që botohet nga një rep-artist, ai u shpreh që libri mund të përdoret si një pikë referimi për reperët e rinj, që dëshirojnë të kenë përmbajtje në këngët e tyre. Gjithashtu, BimBimma tha se dëshiron që tekstet e tij të dalin përtej fushës së muzikës, sepse kanë edhe përmbajtje letrare dhe ky libër të bëjë dallimin e tij me reperët e tjerë.

“Jo veç me qenë muzikë, po me qenë edhe në letërsi, se ka përmbajtje letrare edhe mu ka dok që edhe vlen edhe mundna me e bo një gjë të tillë, qata kam dashtë me bo libër e mu ka dok interesant me qit libër.”, tha artisti.

Bimbimma tha që libri do t’i ndihmojë në të ardhmen reperve të rinjve të shkrujanë, pasi që përmban shumë shprehje. “Perveq tjerash, neser t’rijt nuk marrin kurgjo prej kti libri kan me pas shum shprehje tcilat kan me ju nimu te tjerve me shkru.”, shtoi ai.

Krahas lajmit për librin, Bimbimma dha edhe lajmin e shumëpritur për fansat e tij, atë që do të publikohet albumi, “BIMA”, album ky që promovimin e tij e ka pasur përmes një koncerti në vitin 2017.

“Libri ” Po e zi” publikohët n’Maj!
Maniher mas tij “BIMA”
Rrini t’kyçt…”, shkroi Bimbimma sot në facebook.

Albumi “BIMA” përmban gjithsej 19 këngë, shumë prej të cilave janë publikuar edhe me videoklip.

“E di” është projekti i fundit muzikor i artistit në bashkëpunim me ErgeNR. Kënga është publikuar në nëntor të 2018-se dhe është pëlqyer nga publiku./21Media