Albatriti dhe Egzona festojnë ditëlindjen e binjakëve të tyre

Albatriti dhe Egzona festojnë ditëlindjen e binjakëve të tyre

Si sot një vjet më parë, këngëtari i njohur Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e ti,  Egzona iu gëzuan ardhjes në jetë binjakëve të tyre ,Eraldit dhe Elias.

Shtatzënia e Egzonës ishte befasi për publikun pasi që ajo nuk e zbuloi atë deri kur barku i saj ishte i dukshëm. “Thjesht e kemi pas dëshirë vet ne të jetë sa ma private.”, kishte thënë Albatriti për rtv21.tv

Po ashtu, në media ishte spekuluar se çifti po prisnin binjakë. Këtë gjë Albatriti as nuk e kishte pohuar dhe as mohuar, duke thënë se po e lënë surprizë dhe kjo surprizë erdhi pikërisht me 16 janar të vitit 2019.

Sot kur binjakët e çifti po festojnë ditëlindjen e ëma e tyre ka bërë një urim publik në rrjetet sociale duke shprehur dashurinë dhe lumturinë që ndjen falë tyre.

“Urime Ditelindjen dy zemrat e mija,Erald&Elia ❤️❤️Ju na mbushet me plot dashuri,ju na gezuat edhe dy here me shume”, shkroi Egzona në Instagram.

Albatritit ende nuk ka bërë një urim publik për ditëlindjen e vajzës dhe djalit të tij, por kujtojmë fjalët që ai i kishte shkruar një vit me parë. “Sot eshte dita me e lumtur në botë për mua, na gëzoj zoti me një djal dhe vajzë , falenderimi i takon vetem Allahut☝ , paqi shendetin e gjithë botës zemrat e mija, #Elia&Erald ❤️ #twins“./21Media